“Ishulli i gjarpërinjve është një pikë strategjike dhe çlirimi i tij nga ushtria ruse ndryshon ndjeshëm situatën në Detin e Zi”.
Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi, shkruan la repubblica.
“Por diçka e tillë nuk na jep siguri, dhe nuk na garanton se armiku nuk do të kthehet. Por kufizon ndjeshëm veprimet e pushtuesve. Hap pas hapi do t’i zmbrapsim ata nga deti, nga toka dhe vendi ynë”, shtoi lideri.