7.9 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Rrustemi: Grantet për vëllain e deputetes Pacolli u pezulluan për shkak të dyshimeve për konflikt interesi

- Advertisement -

Ministria e Bujqësisë ka pezulluar grantet e dhëna për Blerim Pacollin, vëllain e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, si dhe për Naim Huruglicën, këshilltarin e Jashtëm të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Ky vendim, sipas deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi erdhi pas shqetësimeve për mundësi të konfliktit të interesit, duke u referuar për hetim Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Rrustemi, ka përmendur mbështetjen e Qeverisë ndaj bujqve dhe fermerëve, duke theksuar se janë investuar mbi 300 milionë euro në subvencione dhe grante për më shumë se 120 mijë fermerë në të gjithë Kosovën.

“Ka përfunduar koha kur jepeshin grante e subvencione për persona që nuk ishin fermerë apo për toka që nuk ishin bujqësore, duke marrë miliona euro. Politikat e kësaj qeverie janë të orientuara drejt mbështetjes së atyre që vërtetë kontribuojnë në sektorin bujqësor”, ka deklaruar Rrustemi.

Duke ironizuar situatën, Rrustemi i bëri thirrje anëtarëve të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes që të mos aplikojnë për grante dhe subvencione.

“Lë të fitojnë ata që nuk janë marrë asnjëherë me bujqësi dhe që i kanë marrë gjithmonë në baza të paligjshme”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit