2.7 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Zelensky kërkon konfiskimin e pasurive ruse

Të gjitha asetet ruse dhe të individëve që janë të ndërlidhur me Rusinë duhet të konfiskohen dhe nevojitet një paketë e re e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e tha këtë në video-fjalimin e tij drejtuar kombit, transmeton Ukrinform.

“Dua të shënoj rezultatet e komunikimit me partnerët tanë në lidhje me asetet ruse: këtë muaj, ne u afruam më shumë me vendimin që na nevojitet, i cili do të jetë i drejtë. Të gjitha asetet ruse – asetet e vetë shtetit terrorist dhe individët e lidhur me të – të cilat janë në juridiksione të ndryshme dhe të ngrira, duhet të punojnë për të mbrojtur kundër agresionit rus. Ato duhet të konfiskohen. Dhe ne po bëjmë gjithçka për të siguruar që ky vendim të përgatitet me kuptim në të ardhmen e afërt”, theksoi Zelensky.

Ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan Ukrainën të promovojë këtë mekanizëm për rivendosjen e drejtësisë.

“Nevojitet një paketë e re sanksionesh të BE-së dhe ne po e përgatisim atë. Po përgatisim gjithashtu hapa të rinj për të kufizuar aftësinë e Rusisë për të anashkaluar sanksionet. Çdo manifestim i presionit ndaj Rusisë po afron paqen. Çdo manifestim ndihme ndaj Ukrainës po mbron jetën. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që qëndrojnë me Ukrainën! Falënderoj të gjithë ata që luftojnë dhe punojnë për vendin tonë, pavarësinë tonë dhe popullin tonë”, tha Zelensky.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit