18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Zelensky fton Trumpin në Ukrainë: Dua t’i shpjegoj se ai nuk mund ta menaxhojë këtë luftë

- Advertisement -

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi nga SHBA më shumë fonde për të ndihmuar forcat e tij të përballen me Rusinë dhe ftoi ish-presidentin Donald Trump të vizitojë vendin për të parë vetë shkallën e konfliktit.

Zelensky tha se trupat amerikane mund të përfshihen përfundimisht në një konflikt më të gjerë evropian me Rusinë nëse Uashingtoni nuk rrit mbështetjen e tij.

“Nëse Rusia na vret të gjithëve, ajo do të sulmojë vendet e NATO-s dhe ju do t’i dërgoni djemtë dhe vajzat tuaja [për të luftuar],” tha Zelensky në një intervistë për “Meet the Press” të NBC.

Në intervistën e transmetuar të dielën, Zelensky i bëri thirrje ish-presidentit republikan Donald Trump që të vizitojë Ukrainën dhe të shohë pasojat e konfliktit pas pushtimit rus në shkurt 2022.

Trump, i cili synon ta fitojë edhe një mandat presidencial më 2024, dhe është kandidat kyç për ta fituar nominimin e partisë së tij, ka qenë kritik i ashpër i ndihmës amerikane për Kievin, dhe ka thënë se do t’i japë fund luftës brenda 24 orëve, nëse zgjidhet.

“Nëse mund të na vizitojë këtu, më duhen 24 minuta për t’ia sqaruar presidentit Trump që ai nuk mund ta menaxhojë këtë luftë. Ai nuk mund të sjellë paqe, për shkak të Putinit”, ka thënë Zelensky./abcnews/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit