8.6 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Zekaj: Taksat gjyqësore janë shumëfishuar pa analizë dhe pa transparencë

- Advertisement -

Avokati Yll Zekaj ka folur për rritjen e tarifave gjyqësore, duke thënë se kjo rritje është bërë pa transparencë dhe pa një analizë të mirëfilltë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Zekaj tha se në fund të vitit të kaluar Këshilli Gjyqësor ka nxjerrë një udhëzim administrativ, i cili ka filluar të zbatohet nga janari i këtij viti dhe ka të bëjë me unifikimin e taksave gjyqësore.

“Këshilli Gjyqësor, në fund të vitit të kaluar, ka nxjerrë një udhëzim administrativ, i cili faktikisht ka filluar të zbatohet nga janari i këtij viti dhe ka të bëjë me unifikimin e taksave gjyqësore, por kryesisht me elementet civile, administrative dhe pjesën tjetër komerciale që zhvillohet në gjykatat e Republikës së Kosovës. Nëse bëhet krahasimi i një udhëzimi të tillë administrativ që ishte në fuqi deri më 1 janar të këtij viti dhe këtij që ka nisur të zbatohet gjatë këtij viti, shihet se taksat gjyqësore janë shumëfishuar dhe besoj se kjo nuk ka pasur një arsye të tillë. Nuk është bërë një analizë korrekte dhe as nuk është qenë transparent fillimisht nga Këshilli Gjyqësor për arsyeshmërinë e rritjes së këtyre taksave”, tha Zekaj.

Të ngjashme

Të fundit