Zeka: Sikur të isha unë 6 muaj në pushtet, Albini për 600 vjet nuk do të vinte në pushtet

- Advertisement -

Milaim Zeka ka bërë deklarata të ”ashpra” ndaj Albin Kurtit, duke kritikuar veprimet e tij politike dhe duke shprehur qëndrimin e tij për mënyrën se si është qeverisur vendi.

Zeka deklaroi se, nëse do të kishte qenë në pushtet për një periudhë të shkurtër, Kurti nuk do të kishte arritur të vinte në krye të institucioneve.

“Sikur unë të isha vetëm 6 muaj në pushtet, 600 vjet Albin Kurti nuk do të kishte ardhur në pushtet, sepse do ta kisha arrestuar dhe dënuar si terrorist”, tha Zeka në ”Click”.

Ai akuzoi Kurtin për veprime që, sipas tij, kanë dëmtuar institucionet dhe ka përmendur edhe përplasjet me policinë gjatë protestave dhe zhvillimeve të ndryshme.

“Ky ka bërë vetëm akte. Sa policë janë lënduar prej gurëve prej Albin Kurtit”, u shpreh Zeka.

Të ngjashme

Të fundit