Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, e ka shprehur shqetësimin që zyrtarë qeveritarë po reagojnë sa herë që thotë diçka ndonjë përfaqësues i asociacioneve të bizneseve.
“Diçka që po duket që është, së paku në vështrimin tim, shqetësuese, është ky replikimi i menjëhershëm të cilin e bëjnë zyrtarët më të lartë të shteti sa që ne si përfaqësues të asociacioneve të biznesit e themi”, ka thënë Azemi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Nuk jemi këtu për t’i replikuar njëri-tjetrit, për ta rikujtuar ministrin, ai është në pushtet që tre vjet. Realisht ne jemi këtu, disa prej nesh, për mbi një dekadë që merremi me çështje të zhvillimit ekonomik, dhe detyra jonë është që të ofrojmë rekomandime dhe t’i adresojmë shqetësimet me të cilat ballafaqohen, në rend të parë, ndërmarrjet e sektorit privat”.