Analisti Milaim Zeka, ka akuzar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se ai po e mban Kosovën në një gjendje anarkie dhe duke e krahasuar politikisht me Rahman Morinën
Zeka tha se, sipas tij, Kurti nuk identifikohet me frymën e komandantit legjendar Adem Jashari, por me atë që ai e quajti “tabori i Rahman Morinës”.
“Albin Kurti do ta mbajë Kosovën në anarki. Atij nuk ia ndien të jetë në taborin e Adem Jasharit, sepse tabori i Adem Jasharit është minoritet, ndërsa tabori i Rahman Morinës është shumicë dhe ai është në taborin e Rahman Morinës”, deklaroi Zeka në ”Click” të RTV21.






