18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Zeka: Kosovës i duhen 30 vjet për ta zënë vendin me performancën më të dobët ekonomike në BE

- Advertisement -

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka thënë që Kosovës me rritjen aktuale ekonomike i duhen gati tri dekada që ta zë vendin me performancën më të dobët ekonomike në Bashkimin Evropian.

Ai në “T7” citohet të ketë thënë se Kosova është larg për të zënë hapin me mesataren e rritjes ekonomike.

“Është thënë në raportet e institucioneve ekonomike më kredibile në botë se Kosova më rritjen aktuale ekonomike i duhen gati tri dekada që të zë shtetin me performancën më të dobët ekonomike në Bashkimin Evropian dhe atë me kusht që ai shtet ta mbaj normal aktuale të rritjes ekonomike, dmth jemi larg për të zënë hapin me mesataren e rritjes ekonomike.” – ka thënë ai.

Tutje, Zeka ka shtuar:

“Këtu nevojitet ndërhyrje e madhe e shtetit si në aspektin e politikave fiskale si në ambientin e të bërit biznes. Ne si Odë Ekonomike Amerikane i kemi bërë kërkesë institucioneve të vendit që të mos preken politikat aktuale fiskale dhe që fokusi i tyre të jetë luftimi i informaliteti e jo të ndryshimet fiskale”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit