28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kasolli tregon dy teza për zhvillimet rreth dinarit: Të njëjtat janë përdorur në mënyrë identike nga zyrtarët e PDK-së

- Advertisement -

Analisti Afrim Kasolli ka thënë se që nga dje është fokusuar në dy teza në lidhje me dinarin dhe sipas tij është kopjuar nga zyrtaret e PDK-së.

Kasolli ka thënë se tema e parë është se “Kurti i bëri bashkë Perëndimin dhe Lindjen në raport me Kosovë” dhe sipas tij kjo është përdorur në mënyrë identike nga deputeti Ever Hoxhaj.

Ndërsa sipas tij e dyta është se “Kurti ia doli që çështjen e dinarit ta barazojë me agresionin në Banjskë” dhe sipas tij e njëjta është përdorur nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitakut.

“Qe nga dje jam fokusuar ne dy teza kryesore per zhvillimin rreth dinarit. E para se si Kurti i beri “bashke” Pernedimin dhe Lindjen ne raport me Kosoven dhe e dyta se si “Kurti ia doli që çështjen e dinarit ta barazojë me agresionin në Banjskë”. Te dyja keto qenkan perdorur pas meje gati ne menyre identike nga zyrtare te larte te PDK-se. E para nga Enver Hoxhaj dhe e dyta nga Vlora Citaku. Rastesi apo plagjiaturë vleresoni vete.” – ka shkruar Kasolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit