Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, nuk e ka përmbajtur veten kur ka parë një fotografi të ministes së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me avokatin Tomë Gashi sot pas intervistimit për rastin Dehari.
Në një postim në Facebook, Zeka i është referuar Gashit si “gjykatës i kohës së Millosheviqit”, duke thënë se është “turp” për Haxhiun të shoqërohet me një person si ai.
Postimi i plotë:
A ka ma marre mbi kete toke, e nen kete qiell se sa me pa Albulena Haxhiun ne shoqerim me ish gjykatesin e kohes te Millosheviçit. Kjo ashte fyerja me e madhe qe ia bene jo vetem Astrit Deharit, po edhe gjyshit te saje, Ahmet Haxhise, i cili ka qene njeri nga njerezit ma eminent te ilegales tone kombetare…!!!
Marrja nuk futet ne tenxhere per me mujte me mbulu me kapak!.