14.7 C
New York
Sunday, May 12, 2024

Buy now

Tahiri i reagon Kurtit: Para se të na tregosh çka po bën Radojçiqi në Rashkë, na trego pse e lejove të ikë më 24 shtator

- Advertisement -

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së Abelard Tahiri u pyet në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti për “riorganizimin e grupit të Radojçiqit në Rashkë”.

Ai tha se Kurti para se të flasë se çka po bën Radojçiqi në Rashkë, “është mirë me tregu pse e la të ikë” më 24 shtator.

Sa i përket çështjes së deklaratës së kryeministrit mendoj që ai duhet t’i përgjigjet një pyetje qytetarëve të Kosovës. Në kohë reale me 24 shtator nga pamjet që janë siguruar nga droni i institucioneve të sigurisë ata kanë parë Radoiçiqin në Manastirin e Banjskës, pra pse është lënë të ikë një person që tashmë po përbënte kërcënim serioz për vendin tonë, kishte organizuar një akt terorrist dhe kishte urdhërarrest nga institucionet e Kosovës. Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale në vendin tonë, ai atë ditë nuk do duhej mu leju me ikë, por është dashur të kapej nga Policia e Kosovës dhe mu sjell para organeve të drejtësisë. Para se me na tregu kryeministri se çka o bënë Radoiçiqi në Rashkë, mirë është me na tregu kryeministri pse e la me ikë atë dit. Në kohë reale janë parë pamjet dhe neve na janë prezantuar pas tri ditësh”, tha Tahiri.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit