8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Zejnullahu për policët serbë që festuan me këngë çetnike: Nga Serbia pritet gjithçka

- Advertisement -

Ish-konsulli i Shqipërisë në Bosnje e Hercegovinë, Muharrem Zejnullahu, për rastin që ka vërshuar rrjetin ku shihen disa anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë duke kënduar këngë nacionaliste serbe, duke i thurur lavde gjenocidit të Srebrenicës, dhe duke u bërë thirrje për krime të reja për të kryer ndaj minoriteteve që jetojnë në Serbi, ka thënë se nga Serbia mund të pritet gjithçka.

“Nga Serbia pritet çdo gja që mundet me ndodhe edhe në të ardhmen..për fillim dua të jua përkujtoj një ngjarje që ka të bëjë shumë me ngjarjen që ka ndodhur këtyre ditëve në Priboj që aktorë kryesorë janë pjesëtarë të policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në vitin 1993 nga treni që shkon në Beograd te Priboji,janë zbritë nga treni 19 persona prej tyre 18 boshnjakë dhe një serb, të cilët pas torturave janë elekfiduar edhe prej tyre vetëm tre persona janë identifikuar të gjetur ndërkaq të tjerët janë ende të zhdukur. Do të thotë është e njëjta ngjarje që lidhet me një krim të paparë që Serbia dhe forcat militante, policore e ushtarake serbe kanë kryer gjenocid në Bosnje dhe mandej në Kosovë”, ka thënë Zejnullahu për Edicionin Special.

Sipas tij këtyre ngjarjeve u ka paraprirë edhe dekorimi i një krimineli të dënuar për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995 nga shefi i shtabit suprem të Jugosllavisë rreth të cilës çështje presidenti i Serbisë nuk ka reaguar fare por rreth ngjarjes së fundit për policë ai deklaroi diçka se boshnjakët në Serbi janë të barabartë me popullin serb dhe popujt e tjerë, por sipas tij këto janë shenja shumë shqetësuese që vijnë nga Serbia për popullin boshnjak duke pasur parasysh se çka ka ndodhur para dy dekadave.

“Vetë fakti që sot Serbia armatoset në masa të tilla, dhe  në krye edhe me ministrin e Punëve të Brendshme dhe me ministrin e mbrojtjes dhe me presidentin që e mohojnë krimin në Srebrenicë gjithçka mund të pritet”, ka shtuar ai.

Zejnnullahu tha se deklarime populliste bën edhe Republika Srbska por edhe Beogradi, pasi siç thotë ai, opozita në Kuvendin e Serbisë nuk ka këmbëngulur që të sjellë rezolutën kundër krimeve në Srebrenicë.

“Qoftë pozitë, qoftë opozitë, kur është puna për një çështje të tillë madhore, gati janë të gjithë të një mendje, pa kurrfarë dallimi.

“Me preosident siç është Vuçiq që e mohon gjenocidin krimin ne Srebrenicë, i cili gjatë kohës së luftës i ka vizitu frontet ushtarake me Sheshelin në Bosnjë, i cili në Kuvendin e Serbisë thotë se për një serb do t’i vrasë 200 turq, unë mendoj që nuk mund të pritet një politikë tjetër ose një vizion tjetër përveç kësaj”, ka thënë Zejnullahu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit