6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zefaj: Nuk ka zhvillim ekonomik derisa Kurti e Osmani flasin vetëm për luftë

- Advertisement -

Profesori universitar Engelbert Zefaj në emisionin EURO n’7 ka thënë se gjendje ekonomike në vend është shumë e keqe dhe nëqoftse nuk ndalet ky trend ne si vend do të bimë në greminë.

“Në qoftë-se se këto trende vazhdojnë, atëherë nuk do të mbetet perspektivë ekonomike për këtë vend. Faktorët makroekonomik tregojnë për këtë gjendje të keqe ekonomike. Në anën tjetër nga tri katër herë në ditë edhe kryeministri edhe presidentja flasin se në Kosovë do të ketë luftë dhe se ne po kërcënohemi me luftë. Ata të dy krenohen se flasin mirë anglishten e thonë në këtë gjuhë për ta kuptuar bota se kinse këto do të ketë luftë. Në njëfarë mënyrë ata po u bëjnë thirrje investitorëve mos ejani për të investuar në Kosovë se këtu do të ketë luftë dhe se nuk ka perspektive”, ka thënë profesori Zefaj.

Për të mos mjaftuar kjo sipas profesor Zefaj, kryeministri Albin Kurti ka krijuar raporte pothuajse armiqësore me partnerët kryesor ekonomik dhe krejt këto sjellin pasoja të mëdha në ekonominë vendore.

“Nga BE tani kemi sanksione derisa nga SHBA kemi deklarata të qarta se derisa të jetë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ne nuk do t’i vizitojmë e as nuk do t’i ftojmë ata në SHBA. Këto janë raporte shumë të rrezikshme dhe investitorët potencial që mund të sjellin gjallëri dhe zhvillim ekonomik i dëgjojnë këto dhe e bëjnë bllok Kosovën për të ardh e të investuar”, ka shtuar tutje Zefaj.

Në anën tjetër sipas Zefajt përvec këtyre faktorëve të jashtëm janë edhe shumë faktor të brendshëm që ndikojnë negativisht në ekonomi siç janë polarizimet e skajshme politike dhe humbja e besimit në institucione të cilat po e dërgojnë ekonominë vendore në greminë. /T7/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit