19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Smajli: Nga viti 2019 në vitin 2023 ka rënë standardi i jetesës së qytetarëve

- Advertisement -

Profesori universitar Remzi Smajli në emisionin EURO n’7 ka thënë se thjeshtësia më e madhe që mund t’i bëhet punës së kësaj qeverie është se cili është standardi i jetesës së qytetarit sot.

“Standardi i qytetarit sot, apo fuqia blerëse e tij sot në bazë të pagës që merr është shumë më i vogël sesa në të kaluarën. Kjo është paraqitur edhe në raportin e UNDP-së ku thuhet se qytetari i Kosovës shpenzon më pak se 1 euro në ditë, derisa në raportin e kaluar të vitit 2019 ishte 1.85 cent në ditë. Standardi i jetesës së qytetarëve është tregues i qartë i rezultateve të një qeverie”, ka thënë profesori Smajli.

Në anën tjetër profesor Remzi Smjali ka thënë se qeveria aktual po krenohet me bruto produktin vendor që nuk është aspak rezultat i punës së qeverisë por kryesisht i aktivitetit të sektorit privat.

“Ajo cka thirret qeveria aktuale është se ka rritur bruto produktin vendor nga 7.5 miliard në mbi 9 miliard, kjo është për shkak të aktiviteti ekonomik të bizneseve pikë së pari. Kjo rritje prej përafërsisht 1.5 miliard për dy vite nuk është shumë dhe kjo rritje është edhe për shkak të inflacionet që në vitin 2022 ka qenë mbi 12% në vitin 2023 kjo përqindje është shumë më e madhe dhe nëse e krahasojmë me vitet paraprake është rreth 25% në këto vite të kësaj qeverie, çka do thotë se kësaj rritje të bruto produktit i ka kontribuar rritje e inflacionit”, ka shtuar profesor Smjali.

Ai gjithashtu ka potencuar se orientimi i qeverisë Kurti në tersi pothuajse ka qenë në ndërmarrjen e masave sociale në shpërndarjen e ndihma sociale dhe jo në zhvillim ekonomik. /T7/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit