16.7 C
New York
Sunday, September 29, 2024

Buy now

Zbulohet orari! Heidi dhe Romeo takim në ekran në të njëjtën ditë

- Advertisement -

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj vijojnë të jenë mjaft të komentuar sa i takon raportit të tyre, që ka ende pikëpyetje për publikun.

Dyshja nuk janë parë bashkë në publik që prej muajit gusht, duke shtuar dyshimet për një krizë mes tyre.

Dyshimet u thelluan akoma më shumë në ditëlindjen e aktorit, pasi ky i fundit nuk mori një urim publik nga partnerja e tij.

Gjithsesi ata vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale si dhe ruajnë të gjitha fotot ku shfaqen bashkë.

Kjo ka bërë ndjekësit të mendojnë se janë të fokusuar te jeta profesionale, duke lënë paska mënjëanë romancën.

Të dy ata do të kthehen në ekran në të njëjtën ditë javën e ardhshme.

Të shtunën e 5 Tetorit, në orën 21:00 në ekranin e Top Channel do të nisë të transmetohet seriali “Tenxherja kapakun” ku Romeo luan rolin kryesor, bashkë me Elvana Gjatën.

Fill pas serialit, në orën 22:00 në Top Channel do të transmetohet programi i Heidit, “Goca dhe Gra” ku ish banorja e BBV është pjesë e panelit të moderatoreve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit