16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Vuçiq thotë “ka pasur biseda të vështira për Kosovën” gjatë qëndrimit të tij në ShBA

- Advertisement -

“Shtatë ditë luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik”, kështu e quajti Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq javën e fundit ku ai qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Ka qenë një javë intensive në Nju Jork. Shtatë ditë luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik. Bëmë kontakte të reja dhe të rëndësishme ekonomike, prezantuam potencialin e vendit, biseduam me të gjithë, dëgjuam dhe mësuam nga të tjerët.” – tha ai.

Ai tha se gjatë qëndrimit në ShBA pati “biseda të vështira për Kosovën” ndërsa shtoi se mbetet në dorën e Serbisë që “të ruajmë paqen, jetën dhe mbijetesën e popullatës sonë në Kosovë”.

“Kam pasur biseda të vështira për Kosovën. Është në dorën tonë që të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi, të ruajmë paqen, jetën dhe mbijetesën e popullatës sonë në Kosovë, duke ruajtur shtetësinë juridike dhe politike të Republikës së Serbisë.

Ne duhet të sigurojmë interesat tona kombëtare, pavarësinë tonë, sigurinë, të mësojmë sa më shumë, të arrijmë botën. Ajo do të sjellë rritje të jashtëzakonshme për vendin dhe prosperitet për njerëzit. Prandaj duhet t’i shtyjmë gjërat përpara, pavarësisht nga të gjithë ata që do të frenonin dhe ndalonin vendin, për të luftuar shpejt dhe për të mos humbur asnjë sekondë në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë”. – tha ai më tej.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit