5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Zbulohet logoja zyrtare e Botërorit 2026

- Advertisement -

Skuadrat në Kupën e Botës të zgjeruar të vitit 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë do të bazohen në grupe rajonale gjatë raundeve të hershme për të pasur më të lehtë udhëtimin, tha të mërkurën presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Duke folur në Los Angeles, kuishte i pranishëm për të zbuluar logon dhe markën zyrtare për turneun, Infantino tha se lëvizja u nxit nga shkalla e finales së vitit 2026.

Për herë të parë Kupa e Botës së ardhshme do të përfshijë 48 ekipe nga 32 dhe do të bashkë-organizohet nga tri vende, po ashtu për herë të parë. “Sfidat do të jenë e gjithë logjistika rreth saj. Është një kontinent, tri vende dhe jo tri vende të vogla, por tri vende të mëdha.

Distancat, zonat kohore, ndryshimet klimatike gjithashtu lartësia mbidetare në Meksikë. Pra, për ne është e rëndësishme të krijojmë ambientin e duhur që skuadrat dhe tifozët të vendosen në kushtet më të mira të mundshme”, tha Infantino. “Do të thotë të mos udhëtojnë shumë, veçanërisht në fillim. Kështu që ne do të krijojmë disa grupe ku skuadrat do të bazohen në varësi të shortit dhe më pas ato do të luajnë ndeshjet e tyre në atë grup të veçantë”.

Infantino tha se udhëtimi dhe lëvizja drejt formimit të ekipeve në rajone, ishin diskutuar në një takim në Doha javën e kaluar të 32 trajnerëve të përfshirë në Kupën e Botës të vitit të kaluar. “Ky ishte një nga avantazhet e Kupës së Botës në Katar, ku një lojtar, një orë pas ndeshjes, ishte në shtratin e tij”, tha ai. “Në vitin 2026 do të ketë disa udhëtime të përfshira, por ne do ta koordinojmë atë dhe do të sigurohemi që do të jenë kushtet më të mira të mundshme për ekipet”.

Ndërkohë, Infantino shpreson se turneu mund të bazohet në suksesin e finaleve të vitit 1994 në SHBA, që ndihmoi në krijimin e Major League Soccer në Amerikën e Veriut. I pyetur se çfarë donte të ishte trashëgimia e vitit 2026, Infantino tha: “Futboll do të jetë sporti numër një në Amerikën e Veriut”.

Ngjarja gala u mbajt për të zbuluar markën zyrtare për turneun 2026. Në mesin e të ftuarve ishte edhe ish-lojtari amerikan Alexi Lalas, një nga yjet e vitit 1994. Lalas mbështeti zotimin e Infantinos për të vendosur ekipet në rajone.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit