Pasi Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë, ishte Charles ai që pasoi fronin. Rikujtojmë se Princi Harry mori pjesë në kurorëzimin e babait të tij por pa Meghan Markle dhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet në muajin maj.

Sipas disa burimeve bëhej e ditur se Dukesha e Sussex Meghan Markle qëndroi në Kaliforni me fëmijët e saj për të festuar ditëlindjen e djalit Archie, e cila është gjithashtu 6 maji, dita kur Mbreti Charles u kurorëzua zyrtarisht. Tani, një ekspert mbretëror dhe mik i çifti më në fund ka zbuluar arsyen e vërtetë pse Dukesha e Sussex humbi kurorëzimin.

Në librin e tij të ardhshëm ENDGAME, i cili pritet të dalë javën e ardhshme, Scobie zbulon se Meghan nuk mori pjesë sepse ajo refuzoi të “zhytej përsëri në telenovelën e familjes”. Sipas Mirror UK, autori mbretëror më tej pretendoi se  mamaje e Archie dhe Lilibet  “nuk dëshiron të shkelë më në Angli”, pasi “nuk është ndjerë kurrë si në shtëpi”.