Zbulohen 26 futbollistët e nominuar për formacionin e vitit nga FIFPro

- Advertisement -

Katër yje të Barcelonës janë përfshirë në listën e ngushtë të kandidatëve për formacionin më të mirë të vitit 2026 nga FIFPro për futbollistët meshkuj (World 11).

Lista përfundimtare me 26 të nominuarit u publikua më herët gjatë ditës së sotme nga FIFPro, sindikata globale e futbollistëve profesionistë, ndërsa fituesit do të përcaktohen ekskluzivisht përmes votave të vetë futbollistëve.

Gjithsej 19.806 futbollistë profesionistë nga 73 shtete do të vendosin për përzgjedhjen përfundimtare, e cila pritet të bëhet e ditur të hënën, më 9 nëntor.

Dhe plot katër futbollistë të Barcelonës kanë arritur të përfshihen në listën përfundimtare prej 26 të nominuarve. Bëhet fjalë për Pedrin, Lamine Yamal, Pau Cubarsin dhe Rodrinin.

Prania e Lamine Yamalit në listën e të nominuarve nuk përbën befasi, duke marrë parasysh vitin që ai ka pasur me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës.

Sulmuesi 19-vjeçar e përfundoi garën për Topin e Artë 2026 në vendin e tretë dhe fitoi trofeun Kopa, ndërsa një vend në formacionin më të mirë të vitit nga FIFPro duket gjithashtu shumë i mundshëm.

Ndërkohë, përzgjedhja e Cubarsit vjen pas një sezoni të shkëlqyer me klubin dhe kombëtaren.

Qendërmbrojtësi i ri u shpall tashmë Lojtari më i Mirë i Ri në Kupën e Botës 2026 gjatë verës dhe konsiderohet favoriti kryesor për ta fituar edhe çmimin Golden Boy 2026.

Prania e Rodrinit në listë vjen falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Spanjën në Kupën e Botës, ku ai e ngriti trofeun me “La Rojan” dhe fitoi çmimin “Topi i Artë” të turneut.

Edhe Pedri, i cili vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, është përfshirë në listë.

Përveç katër yjeve të Barcelonës, në mesin e të nominuarve janë edhe katër futbollistë të Real Madridit: Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Marc Cucurella dhe Thibaut Courtois.

Ndërkohë, në listë figuron edhe ish-kapiteni dhe legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, së bashku me fituesin e Topit të Artë, Harry Kane, dhe bashkëlojtarin e tij te Bayern Munich, Michael Olise.

Edhe Cristiano Ronaldo është në garë, ashtu si yjet e Paris Saint-Germainit, përfshirë Khvicha Kvaratskhelian dhe Vitinhan, ndër të tjerë.

Who is in the running for the 2026 FIFPRO Men's World 11?

Të ngjashme

Të fundit