Zbatimi i Asociacionit është zotim pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka thënë zëvendësi Donika Gërvallës, Kreshnik Ahmeti në një konferencë për media duke u thirrur në pikën 11 të raportit të Dora Bakoyanis, ndonëse duke e neglizhuar pikën 39 të saj ku Asociacioni – përkatësisht hapa drejt tij – do të jetë “dukshëm lart në konsideratën e Komitetit të Ministrave të KiE-së” për anëtarësim të Kosovës.
“Neni 11 i raportueses Bakoyannis tregon qartë se zotimi (për themelimin e Asociacionit) duhet të adresohet pas anëtarësimit, dje në seancën plenare dëgjuam nga njëri prej drejtuesve të grupit më të madh politik në Asamblenë Parlamentare se Këshilli i Evropës është Këshilli i Evropës e jo Bashkimi Evropian, pra nuk duhet të ndërlidhen proceset që kanë të bëjnë me dy organizata të pavaruara nga njëra tjetra”, tha Ahmeti në konferencë për media.