12.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Vazhdon fushata e ulët kundër Bujar Osmanit, Bajqinovci: “Bëri veprime tinëzare, të pakoordinuara me ne”

- Advertisement -

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka vazhduar fushatën e ulët e demonizuese që nisi nga vetë Qeveria e Kosovës ndaj kandidatit shqiptar për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit.

Bajqinovci e akuzon për “veprime tinëzare…të pakoordinuara me Qeverinë e Kosovës” duke ju referuar kohës sa kryesonte si ministër i jashtëm Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE).

Statusi kurrgjë-përveç-dashakeq i Bajqinocit:

Dihet se në rajon ka patur dhe ka një lobim, kundër interesave të Kosovës. E dimë nga vjen dhe ku e ka origjinën. Por na vjen keq kur bëhen pjesë dhe politikanë shqiptarë, si ata të Ballkanit të Hapur.

Një nga ata është dhe Bujar Osmani, Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, i cili ka shtyrë përpara kërkesa të dëmshme për Kosovën gjatë kryesimit të tij të OSBE-së gjatë vitit të kaluar. E ka dëshmuar edhe me veprimet e tij nëpër koluare diplomatike, të pakoordinuara me Qeverinë e Kosovës.

Veprimet e tij tinzare prapa krahëve të delegacionit të Kosovës në takimin e 18 marsit 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ose pa qëllim kanë minuar pozitat negociuese të Qeverisë së Kosovës në bisedimet për aneksin e zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit duhet të zgjedhin midis Bujar Osmanit, ndërmjetës ndërkombëtar, dhe Dr Arben Taravarit, politikanit kombëtar të koalicionit shqiptar. Zgjidhja kurrë nuk ka qenë më e lehtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit