7.9 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, Hill: Lajçaku ka propozime të mira, Asociacioni është i nevojshëm

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, e ka çmuar punën e fascilituesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se ka bërë “një numër propozimesh të mira” për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit “e ku përfshihet edhe Asociacioni”.

“Zoti Miroslav Lajçak ka vendosur para një numër propozimesh të mira; ata qendërzohen në një numër çështjesh duke përfshirë këtu edhe nevojën për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe. Mendoj se ato janë gjërat që ai ka bërë prej Marrëveshjes së Ohrit e të cilat duhet zbatohen; duhet të bëhen në sekuencë që ai duhet ta ndjekë”, tha Hill sot para gazetarëve.

“Dhe mendoj se të gjithë mund të ndjekin atë se çfarë ka vendosur Lajçak; dhe do të ishim në një gjendje më të mirë. Por, mendoj se është humbur një momentum dhe kjo për një numër arsyesh; dhe mendoj se është e rëndësishme të kthehemi në binar. Ne duhet të mbështesim zotin Lajçak dhe elementet që ai ka vendosur para dhe nevojën që ato elemente të jenë të sekuencuara sipas pajtimit të përbashkët”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit