Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka bërë thirrje që në këto zgjedhje të votohet Ramush Haradinaj i AAK’së.
Ai tha se këto zgjedhje ka vendosur të mos jetë kandidat për deputet, por tha se i fton ata që besojnë në qëndrimet e tij, votën t’ia japin Haradinajt.
“Më 7 qershor vota për Ramushin, është votë kundër UDB-shave të strehuar në sektin e Albinit”, ka shkruar ai krahas videos.






