22.4 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Ymeri për mos miratimin e Kodit Civil: Është një dështim i madh i qeverisë Kurti

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri sa i përket projekt Kodit Civil ka thënë se është kritik ndaj qeverisë për mënyrën se si “po e menaxhon” procesin.

Ai ka thënë se kryeministri dhe ministrja e drejtësisë po flasin për të por se në praktikë nuk “ka kurrfarë lëvizje”.

“Vazhdimisht e përmendin, vazhdimisht e hapin si temë dhe pastaj nuk ndërmarrin asgjë”.

Ai ka thënë se është një dështim i madh i qeverisë mos miratimi i projekt Kodit Civil.

“Kryeministri Kurti me gjithë popullaritetin dhe votën që ka me gjithë atë grup parlamentar nuk ka arrit me kalu një ligj për të cilin ai ka thënë që është jashtëzakonisht i interesuar ta kaloj. Ky është dështim në menaxhim të situatave politike”.

Ymeri tutje ka thënë se për këtë përgjegjësia politike është e domosdoshme.

“Përgjegjësia nuk mendoj se është e deputetëve individual por i kreut të qeverisë sepse nuk ka dit me e menaxhu situatën ashtu siç duhet në mënyrë që kjo të kaloj”, ka thënë Ymeri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit