Ymeri për akuzat ndaj analistëve: Nuk ka asgjë e vërtetë, le të hetohet çdo dyshim

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri ka reaguar lidhur me pretendimet e ngritura në opinion publik për ndikim të mundshëm financiar ndaj gazetarëve dhe analistëve në përkrahjen e një kandidateje për deputete nga radhët e LDK-së, Alisa Jetullahu.

Ymeri ka deklaruar se se akuzat nuk qëndrojnë dhe se është i interesuar të dijë nëse ekziston ndonjë bazë ligjore që Prokuroria të nisë hetime për këtë çështje.

Ai ka shtuar se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me institucionet e drejtësisë në rast se kërkohet sqarim apo dëshmi lidhur me pretendimet.

Sipas Ymerit, këto akuza janë bërë me qëllim të diskreditimit të tij Ylli Hoxhës, Debat Plus dhe disa gazetarëve e analsitëtve të tjerë.

“Pajtohem më Yllin që nuk ka asgjë të vërtetë. Së dyti, po jam i interesuar nëse prokuroria ka bazë për të nisur një hetim për këtë punë. Edhe unë jam i gatshëm sikur Ylli 24 orë me iu përgjigj prokurorisë për këtë gjë. Njerëzit që i ikin prokurorisë kanë diçka për të fshehur, unë nuk i iki se nuk kam çka për të fshehur.

Të ngjashme

Të fundit