Sulmuesi Lamine Yamal thotë se është e pamundur të arrihet niveli i Lionel Messit, pavarësisht që po kalon një sezon fantastik.
17-vjeçari ka zhvilluar 37 paraqitje në ligë sezonin e kaluar, ndërsa ishte ndër kryesorët në sytë e publikut që ndihmoi Spanjën për ta fituar “Euro 2024” në Gjermani.
Falë këtyre paraqitjeve fantastike pavarësisht moshës së hershme, Yamal është vlerësuar si “Messi i ri”, mirëpo spanjolli thotë se nuk është e mundur.
“Më pëlqen që më krahasojnë me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit, por dua të jem vetja ime”.
“Të arrish nivelin e Messit është e pamundur”, tha ai.
Yamal ndër të tjera u pyet edhe për fotografinë e famshme, kur ishte bebe në duart e Messit, ku bëri shaka duke deklaruar: “Më dhuroi disa nga fuqitë e tij. Kam ende shumë për të dhënë”.
Për fund, Yamal konfirmoi se nuk e mendon largimin nga Barcelona.
“Nuk i dua at oferta (120 milionë euro) sepse do të thoshte se duhet të largohem nga Barcelona”.
“Shpresoj që kurrë të mos më duhet të largohem. Dua të jem legjendë e klubit”.
Në katër paraqitje në La Liga, ai ka shënuar një gol dhe dhuruar katër asistime në përgjithësi.