11.4 C
New York
Sunday, April 14, 2024

Buy now

Xiaomi 14 dhe Xiaomi 14 Ultra dalin në shitje në mbarë botën

- Advertisement -

Xiaomi po përdor Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë për të lançuar në mbarë botën dy flagshipët e saj të rinj: Xiaomi 14 dhe Xiaomi 14 Ultra të cilët kanë dalë në shitje në Kinë.

Telefonët mund të blihen në mbarë botën nga dita e sotme kur Xiaomi 14 Ultra kushton 1499 euro dhe Xiaomi 14 kushton 999 euro.

Xiaomi 14 ofron bazat e një flagshipi siç është ekrani 6.36-inç LTPO 120hz dhe kamera më modeste. Ndërsa Xiaomi 14 Ultra vjen me ekran 6.73-inç 120Hz 1440p dhe kamër parësor 1-inç.

Xiaomi 14 Ultra debutoi pak ditë më parë në Kinë dhe do të garojë si një prej smartfonëve me kamerën më të mirë në botë. Përdor një sensor 1-inç Sony LYT-900 i cili është parë edhe në Oppo Find X7 Ultra.

Në vend të një hapjeje fikse, kamera ka një hapje që varion mes f/1.63 deri në f/4.0. Xiaomi 14 Ultra ndjek shembullin e Galaxy S24 Ultra duke integruar dy lente telefoto me zmadhim 3.2x dhe 5x krahas sensorëve ultra-wide dhe sensorit parësor.

Ndërkaq modeli Xiaomi 14 vjen me tre kamera të pasme 50-megapiksel të cilat janë kryesore, ultra-wide dhe 3.2x telefoto.

Ndërsa Samsung dhe Google janë prirur në veçoritë e kamerës AI për përditësimet e tyre më të fundit, përmirësimet më interesante të harduerit kanë ardhur nga prodhuesit kinezë të telefonave, të udhëhequr nga Oppo dhe Xiaomi. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit