3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Xhevahire Izmaku: Në Istog – Fuqishëm drejt fitores!

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga Nisma, Xhevahire Izmaku me numër 9, ka zhvilluar një takim elektoral në Istog, ku është pritur me përkrahje të madhe nga simpatizantët e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Izmaku ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit në këtë garë zgjedhore.

“Sonte, në Istog, koalicioni ynë dëshmoi se bashkimi dhe përkushtimi janë forca jonë kryesore. Më 9 shkurt, votojeni numrin 137 për të përfaqësuar interesat tuaja me dinjitet dhe për të ndërtuar të ardhmen që të gjithë meritojmë!” – ka shkruar ajo.

Nisma po zhvillon një fushatë dinamike, duke synuar të sigurojë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit, me mesazhin për përfaqësim të fuqishëm dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit