Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka reaguar ndaj komenteve rreth peshës së saj, duke thënë se e rëndësishme është që ajo ndihet mirë.
Përmes një InstaStory, ajo u shpreh se nuk e kupton pse të tjerët ndihen kaq të përfshirë në trupin e saj.
Xheneta gjithashtu tha e këto komente nuk janë shaka dhe as opinione, sipas saj, janë bullizëm i qartë.
“Merruni me jetën tuaj. Sepse kjo që po bëni nuk është shaka apo opinion, është bullizëm i qartë. Dhe duhet të ndalojë”, ka shkruar ajo.







