Xheneta Fetahu flet për shëndetin e saj: Jam shumë mirë dhe e lumtur, merruni me jetën tuaj

- Advertisement -

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas disa thashethemeve që, sipas saj, kanë qarkulluar së fundmi lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Përmes një postimi në InstaStory, Xheneta ka vendosur t’u përgjigjet drejtpërdrejt këtyre zërave, duke mohuar se ka ndonjë problem me shëndetin.

“Jam shumë mirë, e shëndetshme dhe e lumtur. Thashethemet që po qarkullojnë për shëndetin tim janë 100% të rreme”, ka shkruar Xheneta.

“Është e trishtueshme që disa njerëz zgjedhin ta bëjnë shëndetin e dikujt tjetër temë bisede dhe të përhapin informacione të pavërteta”, është shprehur ajo.

Xheneta ka kërkuar nga ndjekësit që të mos ndikohen nga thashethemet dhe t’i kushtojnë më shumë rëndësi jetës së tyre.

“Merruni me jetën tuaj, e imja është më se në rregull”, ka shkruar ajo.

Në fund, Xheneta ka paralajmëruar se ndaj personave që, sipas saj, po i përhapin këto informacione, do të ndërmerren veprimet e nevojshme.

“Sa për ata që po i përhapin këto gënjeshtra, do të merren masat e duhura”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme

Të fundit