25.7 C
New York
Friday, July 19, 2024

Buy now

Xhelali po bëhet “i fortë” secilin vikend

- Advertisement -

Nga Shenoll Muharremi

Kosovës nuk i duhet protagonizëm në siguri, por mençuri dhe veprime strategjike pa zhurmë dhe spektakël.

Xhelali po bëhet “i fortë” secilin vikend. E din që ka qetësi publike, s’ka aktivitete politike e institucionale, e ndoshta i pëlqen protagonizmi.

Secilin vikend kemi ndonjë ngjarje të sigurisë, gjejmë armë, posterë dhe temat e “frikës” dhe “kërcënimit” bëhen aktive.

Kësi strategji të projektimit të frikës përdorin qeveritë, që me paraqit veten si shpëtimtar.

Por kjo qeveri po e tepron pak, s’e di kur është mjaft ndoshta.

Xhelali sot e paska “burgosur” Vuçiqin në Facebook. Por sa i mençur është ky kërcënim, kur qindra mijëra mërgimtarë tanë do të kalojnë vajtje dhe ardhje kah Serbia gjatë pushimeve dhe ata mund të maltretohen. E pse me u maltretu ata nëpër kufi e rrugëve vetëm se një ministër ka dëshirë me u duk i fortë?!

E kuptojmë sundimin e ligjit por është e diel dhe qytetarët kanë nevojë për paqe e qetësi, së paku një ditë.

E nëse jeni të fortë arrestoni e mos folni shumë në rrjete sociale, se na nuk ua kemi borxh me ju ndëgju kështu bash secilën ditë.

Qytetari don me pushu një ditë së paku, respektojeni qetësinë publike, ditën e pushimit. Mundeni edhe të hënën në mëngjes me postu, pse nuk pret kjo punë deri nesër?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit