13.2 C
New York
Thursday, November 12, 2026

Buy now

Xhelal Sveçla: Gjatë 5 viteve 189 milionë euro u dhanë për uniforma, armatim, municion dhe makineri të lehte të rëndë

- Advertisement -

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Hadërgjonaj ka pyetur sot ministrin e Punëve të Brendshme në lidhje me mungesën e uniformave dhe pajisjeve, përfshi këtu edhe jelekët antiplumb problem ky i kamotshëm në Polici të Kosovës.

Por pavarësisht raportimeve për mungesat e shumta, ministri Sveçla deklaroi se nuk ka mungesa.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përgjatë seancës duke u përgjigjur në pyetjen e ngritur deklaroi se Policia e Kosovës është e pajisur me me të gjitha pajisjet

“Uniformat dhe mbathjet e nevojshme për përmbushjen e detyrave të saj.Më 2021 kemi gjetur buxhetin në vlerë prej 109 milionë euro të cilin në vitet vijuese e kemi rreth 173 milionë euro apo rreth 60%. Gjatë 5 viteve qeverisje, 2021-2026 buxheti i alokuar dhe i shpenzuar ka arritur në 732 milionë euro. Nga të cilat , 189 milionë euro për uniforma, armatim, municion dhe makineri të lehte të rëndë, teknologji informative, automjete, mirëmbajtje e pajisje të tjera”,deklaroi ai,shkruan lajmi.net.

Po ashtu Sveçla tha se 180 kontrata aktive në vlerë mbi 70 milionë euro, pajisje uniforma , mbathje, ndërtime dhe renovime.

“Gjatë qeverisjes sonë janë rekrutuar mbi 3 mijë kadet policorë, me rritjen e numrit policor rritet edhe numri për pajisje e uniforma.Këto nevoja për adresohen e përmbushen vazhdimisht.Duke pasur parasysh aspektin e cenimit të sigurisë dhe interesat operative të policisë këto janë të dhënat që mund t’i bëj publike.

 

Të ngjashme

Të fundit