-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Xhavit Haliti thotë se nuk ka mosbesim ndaj politikës amerikane

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për raportet e Kosovës dhe SHBA-ve, por edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi në negociata, jo për ta njohur Serbia Kosovën dhe Kosova Serbinë, por jemi për t’i relaksuar raportet. Unë po çuditem, ose nuk marrin vesh nga politika, ose nuk marrin vesh nga qëndrimet amerikane”, tha ai në Klan Kosova.

Haliti më tej tha se nuk ka mosbesim ndaj politikës amerikane, ndërsa theksoi se gjithmonë duhet që Kosova të koordinohet me amerikanët.

“Nuk e besoj që ka mosbesim ndaj politikës amerikane, por do të duhej të bisedohej me ta nëse ka ndonjë shqetësim dhe unë po besoj se ata janë të hapur për ta trajtuar secilin problem që neve na intereson në këto raporte”, është shprehur Haliti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit