Tashmë deputetët e LDK-së janë larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës dhe seanca është ndërprerë.
Deputetët e LDK-së e kanë lëshuar sallën pasi kanë kërkuar që fillimisht të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në fjalën e saj ka thënë se seanca e radhës do të mbahet ditën e diele duke filluar nga ora 10:00






