28.2 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Xhaka nuk mjaftohet vetëm me titullin e kampionit në Gjermani, jep premtim tjetër për fansat

- Advertisement -

Ekipi i Granit Xhakës, Bayer Leverkusen fitoi kampionatin gjerman për herë të parë në 120 vjet në histori të klubit.

Mesfushori shqiptar pas fitores përveç që foli për emocionet iu dha edhe një premtim fansave.

31 vjeçari kërkon edhe Kupën e Gjermanisë, ku në finale janë me Kaiserslauternin si dhe Europa League.

“Kur gjuan një top në moshë të re, ëndërron momente të tilla. Ishte punë e vështirë dita-ditës, me të gjithë ata që u përfshinë në këtë klub. Në karrierën time 14 vjeçare futbollistike, është e veçantë për mua, por edhe më shumë. Është më e veçantë për këtë klub tani duam më shumë, dhe të marrim edhe trofetë e tjerë”, tha Xhaka.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit