Xhaka i buzëqeshur, i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Sunderlandit

- Advertisement -
Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje me Sunderlandin dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Premier League.

Xhaka nuk ishte pjesë e angazhimeve me Kombëtaren gjatë ditëve të fundit, ndërsa tani fokusi i tij është te klubi anglez.

Sunderland të shtunën përballet me Brightonin, në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit.

Ekipi i tij deri më tani ka marrë vetëm katër pikë në pesë ndeshje dhe synon të rikthehet te rezultatet pozitive.

Prania e kapitenit shqiptar pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për skuadrën në këtë përballje.

 

Të ngjashme

Të fundit