9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Xhaferi: ‘Epopeja e Dukagjinit’, përgjigja heroike e atdhedashësve kundër Serbisë

- Advertisement -

Talat Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, në fjalimin e tij në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, tha se kjo epope ishte përgjigja heroike i atdhedashësve në fillimin e luftës në Dukagjin.

“Të ndërtosh një shtet nuk është lehtë. Akoma më vështirë është kur për të ndërtuar shtetin duhet të luftosh dhe të sakrifikosh më të çmuarën, sidomos tani kur konsiderohet se civilizimi njerëzor duhet t’i ketë tejkaluar apetitet megalomane dje i ka pranuar të drejtat dhe vlerat universale mbi të cilat zhvillohen shoqëritë demokratike bashkëkohore. Por ja që leksionet e hidhura tentojnë të përsëriten për çdo dekadë dhe në raste të tilla ndihma përkrahja dhe mbështetja e aleatëve dhe partnerëve strategjikë është thelbësore dhe e pazëvendësueshme”, tha Xhaferi.

Ai më tej foli për mbështetjen e ndërkombëtarëve, të NATO-s dhe SHBA-së, duke kujtuar lansimin e parë të raketës, që, sikundër tha ai, duhet të mbahet në mend dhe të nderohet.

“E tillë ishte edhe përkrahja luftarake e NATO-s, e SHBA-së, që më 24 mars të vitit 1999 lansoi raketën e parë që simbolizoi edhe fillimin e sulmeve ajrore në Kosovë e Serbi. Ky është edhe një përvjetor që duhet të mbahet në mend dhe të nderohet”, tha mes tjerash Xhaferi. /EO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit