13.4 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Xavi i pendueshëm: Ky projekt s’ka përfunduar ende, jemi të gatshëm ta vazhdojmë me stafin

- Advertisement -

Trajneri i Barcelonës, Xavi, në një konferencë për media ka deklaruar se ka ndryshuar mendje për moslargim nga klubi për shkak se ka ndjerë besim nga presidenti, bordi dhe lojtarët.

Ai mes tjerash, potencon se synimi i tij është të vazhdojë këtë projekt që ka nisur.

“Kam ndryshuar mendje sepse kam ndjerë vërtet besim të plotë nga presidenti, nga bordi dhe lojtarët gjithashtu. Ky projekt nuk ka përfunduar ende”, u shpreh Xavi.

“Unë, stafi im, të gjithë së bashku ndjejmë se kemi forcë të bëjmë gjëra të rëndësishme së bashku dhe të vazhdojmë këtë projekt”.

Ai thotë se nëse do ishte larguar nga klubi nuk do të kishte kërkuar para për vitin e fundit të ujdisë.

“Presidenti e di se nëse do të isha larguar nga një klub, nuk do t’i kisha kërkuar Barcelonës një euro të vetme për vitin e fundit të kontratës”.

Përndryshe, Xavi kishte njoftuar për largimin nga klubi, por ndërroi mendje pas ecurisë së mirë që pati skuadra pastaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit