Wolfsburgu bie në Bundesliga 2

- Advertisement -

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesliga 2, pasi klubi i tij i ri, VfL Wolfsburg, nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

Wolfsburgu u mposht me rezultat 2-1 nga SC Paderborn 07 në ndeshjen kthyese të barazhit, duel që u vendos vetëm pas vazhdimeve dramatike.

Koha e rregullt e takimit përfundoi 1-1, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola, 0-0, çka bëri që përballja të shkonte në minuta shtesë ku edhe Paderborni arriti të realizojë golin vendimtar që vulosi rënien e Wolfsburgut nga Bundesliga.

Me këtë sukses, Paderborni siguroi rikthimin në elitën e futbollit gjerman pas gjashtë sezonesh mungesë, duke festuar një nga arritjet më të mëdha të viteve të fundit për klubin.

Në anën tjetër, kjo situatë prek edhe reprezentuesin kosovar Rexhbeçaj, i cili vetëm në muajin prill kishte nënshkruar kontratë me Wolfsburgun, pas transferimit nga FC Augsburg.

Megjithatë, mesfushori kosovar tani do ta nisë aventurën e tij të re në Bundesliga 2, ku do të synojë të ndihmojë Wolfsburgun për rikthim sa më të shpejtë në elitën e futbollit gjerman.

Të ngjashme

Të fundit