0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Windows 11 po teston opsionet për të kursyer më mirë baterinë

Në versionin e fundit të Windows 11 Insider 26002, modaliteti “Energy Saver” është shtuar në seksionin ku rregullohet energjia.

Ky mjet i ri sakrifikon disa performanca për të reduktuar konsumin e energjisë, dhe çuditërisht, nuk është vetëm për laptopët.

Opsioni është i disponueshëm kur zgjidhni Settings-> Power, dhe mund ta gjeni gjithashtu në cilësimet e shpejta (Win key+A), si për laptop ashtu edhe për desktop.

Përfitimi i menjëhershëm është i dukshëm për laptopët, por është mirë të shihet se desktopët nuk janë lënë jashtë as këtë herë.

Ky opsion mund të vendoset që të zbatohet automatikisht kur bateria e laptopit tuaj të shkarkohet në një përqindje të caktuar, por kini parasysh se kjo veçori është e ndarë nga modaliteti “Efficiency”, i cili është caktuar për çdo aplikacion.

Tani për tani, nuk është e sigurt që do të arrijë të gjithë përdoruesit e Windows 11, por është i rezervuar vetëm për programin Insider.

Megjithatë, duke pasur parasysh se opsioni është shumë i dobishëm, nuk do të ishte befasuese nëse Windows do ta zbatonte atë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit