Lajme

Weber: Serbia ta kuptojë se Kosova është shtet dhe se si e tillë është pranuar nga shumica e shteteve anëtare të BE-së

By GAZETA SCANNER 1

November 15, 2023

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, ka thënë për N1 se nga Serbia presin sinjale që tregojnë gatishërinë e Serbisë se “Kosova është shtet dhe se si e tillë është pranuar nga shumica e shteteve anëtare të BE-së”.

Ai deklaroi se pret që Serbia të përmbushë rekomandimet nga Raporti i Progresit, para së gjithash të zgjidhë marrëdhëniet e saj me Prishtinën dhe të kuptojë se Kosova është shtet.

“Raporti i Progresit i javës së kaluar ishte një mesazh i qartë se çfarë pritet nga Serbia, veçanërisht në lidhje me Kosovën dhe perspektivës së gjerë në rajon, për të sqaruar situatën në Kosovë, marrëdhëniet ndaj Kosovës. Për këtë çështje presim mesazhe dhe hapa të qarta nga Serbia, për të kuptuar se Kosova është shtet dhe se si e tillë është pranuar nga shumica e shteteve anëtare të BE-së”, ka pohuar ai.