Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, kritikoi zotimin e bërë në Ohër për të nisur menjëherë zbatimin e Nenit 7 të Marrëveshjes Bazë në Kosovë, i cili siguron një nivel të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, në një prononcim për Gazetën Insajderi.
Ai tha se nënshkrimi i mundshëm i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe brenda kësaj marrëveshjeje nuk do të ishte në përputhje me marrëveshjet e mëparshme të dialogut Kosovë-Serbi dhe do të ishte një “prishës” i marrëveshjes.
Walker gjithashtu kritikoi komunitetin ndërkombëtar për shtyrjen e kësaj çështjeje përpara dhe theksoi se ka mjaft të drejta të pakicave në vend, dhe kjo nuk ka kuptim për të siguruar të drejta të veçanta për një komunitet pakicë.
“Kjo çështja e Asociacionit të komunitetit serb ose diçka e ngjashme për mua është njëfarë prishëse e marrëveshjes (deal-breaker). Do të isha tejet kritik nëse Kosova e nënshkruan atë. Mendoj se kjo është gabim i madh. Edhe për BE-në që e shtynë e para këtë. Për mua është diçka që ska kurrfarë kuptimi, që të jepen të drejta edhe më speciale një komuniteti pakicë, e cila tashmë edhe ka më shumë se një hise në të drejtat e pakicave, më shumë se në cilindo vend në Evropë që unë e di, e gati edhe në botë.” – ka thënë William Walker.