“Në shoqëritë demokratike, informacioni është një mjet shumë i fuqishëm për qytetarët, duke i mundësuar atyre të bëhen pjesë aktive në proceset vendimmarrëse. Me informacionin e lirë, ata mund të votojnë dhe të bëjnë zgjedhje të bazuara në fakte dhe argumente, si qytetarë të informuar”, ka shkruar Kryeziu mes tjerash.
Postimi i plotë:
Në shoqëritë demokratike, informacioni është një mjet shumë i fuqishëm për qytetarët, duke i mundësuar atyre të bëhen pjesë aktive në proceset vendimmarrëse. Me informacionin e lirë, ata mund të votojnë dhe të bëjnë zgjedhje të bazuara në fakte dhe argumente, si qytetarë të informuar.
Thirrja që qytetarët të shmangin mediat dhe debatet televizive është një kontradiktë e theksuar me thelbin e demokracisë. Për më tepër mund të shihet si një tendencë për të penguar qasjen në informacion të lirë, që është thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe aktive.