VV për pak i arrin 52 mandate bie përsëri në 51, PDK që humbi një, rikthehet në 23

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka rikthyer mandatin e 23-të në Kuvendin e Kosovës, pas përditësimit të fundit të rezultateve zgjedhore, ku janë numëruar 92.58 për qind e votave.

Ndryshimi vjen pas një lëvizjeje të mëhershme në rezultat, ku me numërimin e 92.51 për qind të votave, Lëvizjes Vetëvendosje i ishte shtuar mandati i 52-të, duke e marrë një ulëse nga PDK-ja.

Aktualisht, procesi i numërimit të votave me postë është ende në zhvillim, ndërsa sipas të dhënave të fundit, ndarja e mandateve është, Vetëvendosje 51 ulëse, PDK me  23, LDK ka 19 ulëse dhe AAK me  7 ulëse./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit