VV: Partitë opozitare të reflektojnë e ta votojnë presidentin

- Advertisement -

Të shtunën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thirri konferencë për media.

Në të, u bë shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të 7 qershorit.

E hapi i radhës, u tha se është certifikimi i rezultateve, i cili do t’u hapte derën krijimit të institucioneve të reja.

Në pritje të këtij hapi, thonë se janë edhe nga, Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti, Enver Haliti tregon se domosdoshmërisht i nevojitet bashkëpunimi me partitë tjera për çështjen më të përfolur në vend.

“Për zgjedhjen e Presidentit mirëfilli dihet që kërkohet në raundin e parë dhe të dytë 80 vota, me çka presim reflektim nga partitë opozitare në mënyrë që të gjendet një kandidat i pranueshëm për të gjitha partitë politike në mënyrë që të vazhdohet tutje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. LVV edhe në mandatin e kaluar ka qenë e hapur dhe ka ofruar disa oferta, propozime për partitë opozitare, mirëpo fatkeqësisht nuk kanë hasur në mirëkuptim”, ka thënë Haliti.

Por, a është i mundshëm një koalicion i LVV-së me ndonjë parti opozitare për krijimin e qeverisë së re?

“Lëvizja Vetëvendosje sic e thashë ka biseduar, kontaktuar i ka ftuar në takim dhe bashkëbisedim, në rastin e LDK-së i ka ofruar edhe bashkëqeverisje në legjislaturën e kaluar mirëpo LDK refuzoi përfshirjen në Qeveri por edhe refuzimin për një kandidat për president, për çka u detyruam të shkojmë në zgjedhje pa dëshirën dhe vullnetin e LVV-së”, ka thënë tutje Haliti.

E sipas profesorit universitar, partitë nuk duhet pritur certifikimin për nisjen e bisedimeve.

“Ligjërisht janë dakord, në përputhje me ligjin, megjithatë urgjenca që i ka qeverisja e vendit, fondet ndërkombëtare, nevoja për reforma, partitë do duhej të fillonin negociatat për koalicion, ose zgjidhjen e Presidentit qysh më herët sepse certifikimi i rezultateve nuk pritet që mund të ndryshojë diçka në kuptimin e ndryshimit të numrave nga rezultatet preliminare”, u shpreh Smajlaj.

Ndryshe, Tëvë1 ka tentuar të marrë qëndrime nga deputetë të partive tjera, por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit