6.6 C
New York
Saturday, March 22, 2025

Buy now

VV-ja iu drejtua Gjykatës Supreme me ankesë për zgjedhjet e 9 shkurtit, kur pritet të certifikohen rezultatet

- Advertisement -
Shtatë ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Më pas partitë iu drejtuan Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke dërguar ankesat e tyre. Katër ankesa i shkuan PZAP-së, ku ky i fundit i ka refuzuar të mërkurën që të katërta si të pabazuara.

Prej katër ankesave, dy i kishte dorëzuar Lëvizja Vetëvendosje, një Partia Demokratike e Kosovës dhe një Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizjes për Bashkëveprim (PDAK-LPB).

Pasi që PZAP hodhi poshtë ankesat, mes tyre edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, si të pabazuar, kjo e fundit iu drejtua Gjykatës Supreme.

VV gjatë ditës së premte ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të postave të ardhura me postë pasi ia hodhi poshtë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Vetëvendosje akuzon LDK-në për manipulim të votave të ardhura përmes postës dhe kërkon anulimin e tyre.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! duke qenë e bindur dhe duke e dëshmuar me fakte e prova të pakontestueshme skemën kriminale të manipulimit me vota përmes postës, sot brenda afatit ligjor ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën e saj në lidhje me këtë proces. Lëvizja VETËVENDOSJE! edhe njëherë kërkon anulimin e 18.933 votave të LDK-së të ardhura në mënyrë të manipuluar, rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe moszëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së.” – tha kjo parti.

Vetëvendosje thotë se vetëm përmes pranimit të ankesës së saj mund “të rivendoset legjitimiteti” i zgjedhjeve në Kosovë.

“Faktet kanë dëshmuar për një vjedhje industriale të votave dhe presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë vendimin e padrejtë të PZAP-së e të marrë vendimin e duhur për ta parandaluar një precedent të tillë në të ardhmen”.

Por, kur do të certifikohen rezultatet?

Pasi që Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Supreme me ankesën e saj, tashmë Supremja ka 5 dite afat për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 118, pika 4.

Por, edhe nëse Supremja i hedh poshtë këto ankesa, atëherë i hapen rrugët KQZ për certifikim, por nëse ndonjë ankesë shqyrtohet nga Supremja, atëherë procesi mund të vonohet.

Dhe tek pasi të jenë përmbyllur të gjitha lëndët, KQZ e harton raportin final dhe bën certifikimin e rezultateve.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, Neni 106 thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet pas përfundimit të të gjitha procedurave.

“KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha ankesat që u përkasin votimit dhe numërimit të vendosura nga PZAP-i dhe çdo ankesë ndaj vendimeve të PZAP-ja lidhur me to të jetë vendosur nga Gjykata Supreme e Kosovës.” – thuhet në Ligj.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK siguroi 24 vende, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit