28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

VV injoron raportin e Perceptimit të Korrupsionit: Qeverisja e re ka dëshmuar se Kosova mund të udhëhiqet pa korrupsion

- Advertisement -

Ndonëse sipas raportit të Transparency International, raport i cituar shumë herë nga Kurti, Kosova nuk e ka bërë aspak progres në luftën kundër korrupsionit, Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se me ardhjen e tyre në pushtet, është dëshmuar se “Republika e Kosovës mund të udhëhiqet pa korrupsion dhe ky fenonoem mund të luftohet.”

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Vettingu janë përmendur si dy procese që, sipas VV-së, dëshmojnë drejtimin e qeverisë Kurti në luftën kundë korrupsionit.

Kosova qëndron në vendin e njëjtë si vitin e kaluar sa i përket përceptimit të korrupsionit. Në raportin Perceptimi i Korrupsionit për vitin 2023 i punuar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International, Kosova ka 41 pikë dhe është në vendin e 83. Aty janë përmendur edhe ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga ana e pushtetit dhe reformat që po ecin me ritëm të ngadalshëm.

Postimi:

14 shkurti 2021 është momenti i pikëprerjes së qartë me të kaluarën e mendësisë dhe veprimit korruptiv në qeverisje. Qeverisja e re ka dëshmuar se Republika e Kosovës mund të udhëhiqet pa korrupsion dhe ky fenonem mund të luftohet.

Dy procese tejet të rëndësishme janë inciuar nga Qeveria Kurti në drejtim të luftimit të pakompromist të krimit dhe korrupsionit, Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Vettingu. Me këto procese sistemi i drejtësisë do të rilegjitimohej e kështu krimi dhe korrupsioni do të luftohej edhe më shumë, ashtu siç me të drejtë kërkojmë dhe ashtu siç me të drejtë presim.

Në këto 3 vite të qeverisjes Kosova ka avansuar për 21 vende në luftën ndaj këtyre fenomeneve të këqija, por imagjinoni ku do të jemi si shtet pas aktivizimit të Byrosë dhe procesit të Vettingut. Shumë më mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit