Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në seancën e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar Bashkim Nurbojen për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Nurboja, ndërkohë, është i “përlyer” me ngjyrat e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2017.
Ai ka qenë kandidat i kësaj partie për kryetar të Pejës në vitin 2017, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 garoi për deputet nga kjo parti.
Ai shërbeu gjithashtu si zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal gjatë Qeverisë Kurti I, nga prilli deri në qershor të vitit 2020.
Përpos kësaj, para se ta votonin, ai kishte publikuar fotografi me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, hiç më larg se më 3 shtator.

Kuvendi i Kosovës e votoi Nurbojen më 15 tetor, me 56 vota, ndërsa Nora Latifi-Jashari u zgjodh në të njëjtin proces me 61 vota. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim dhe u larguan nga salla në shenjë kundërshtimi.






