1.4 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

VV ankohet në PZAP për shpalljen e qindra fletëvotimeve të pavlefshme

- Advertisement -

Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama ka thënë se kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pasi sipas tij me qindra fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Rama në një postim në “Facebook” ka shkruar se ankesa është dorëzuar “duke parë se KQZ-ja nuk është e gatshme t’i korrigjojë shkelje për arsye krejtësisht politike”, duke shtuar se arsyeja është që qytetarët s’i kanë shtypur siç duhet fletëvotimet.

Sipas tij, insistimi i tyre për të mos i shpallur të pavlefshme këto fletëvotime nuk është i pabazuar dhe as i paligjshëm.

Tutje, ai tha se çdo përpjekje për të manipuluar vullnetin qytetar është cenim i thellë i vetë demokracisë.

Postimi i plotë:

Me qindra fletëvotime, si këto më poshtë, janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit e QNR-së për një arsye absurde, sepse qytetarët nuk i kanë shtypur ato siç duhet.

Por në të gjitha këto fletëvotime qëllimi i votuesit është i qartë dhe i pakontestueshëm.

Insistimi ynë për të mos i shpallur të pavlefshme këto fletëvotime nuk është i pabazuar dhe as i paligjshëm. Në Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së (NR. 12/2024 për Votimin, Numërimin në Vendvotim dhe Menaxhimin e Vendvotimit) thuhet qartë:

“Vota është e vlefshme kur votohet vetëm një subjekt politik dhe kuptohet qartë qëllimi i votuesit.”

Në të gjitha këto fletëvotime figuron vetëm një subjekt politik që është dëshmi e qartë e qëllimit të votuesve.

Por aq sa është i qartë vullneti i qytetarëve në këto fletëvotime, po aq i qartë është edhe qëllimi i shumicës së anëtarëve të KQZ-së për t’i shpallur ato të pavlefshme, një përpjekje kjo e qëllimshme për të shkelur përcaktimin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës në mërgatë dhe me këtë edhe parimet themelore të demokracisë.

Duke parë që KQZ-ja nuk është e gatshme të korrigjojë këto shkelje për arsye krejtësisht politike, kemi dorëzuar tashmë ankesën tonë në PZAP.

Çdo përpjekje për të manipuluar vullnetin qytetar është cenim i thellë i vetë demokracisë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit